Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Nëse shtuat disa kile pasi njohët gjysmën tjetër, nuk jeni të vetmit. Një studim i ri ka treguar se personat që janë në një marrëdhënie në çift shtojnë gati 2 kg.
Mos u shqetësoni, një gjë e tillë nuk ndodh gjatë muajit të mjaltit.
Më shumë se gjysma çifteve të anketuar thanë se kishin shtuar në peshë tre vjet pas takimit të parë, në periudhën e quajtur “zona komforte”.
Vetëm 18% e çifteve raportuan shtim të dukshëm në peshë gjatë muajit të mjaltit dhe kur ranë për herë të parë në dashuri.
Mesatarja e shtimit në peshë është 2 kg në vit, që do të thotë se pas 7 vitesh ata janë secili më shumë se 6 kg
2/3 e çifteve (62%) shtojnë në peshë së bashku, ku njëri ndjek zakonet e këqija të tjetrit. Gratë zakonisht kanë një ndikim më të madh në shtimin në peshë tek çifti.
Vetëm 28% e meshkujve thonë se shtimi i tyre në peshë ka inspiruar edhe partneren që të shtojë kile.
Rezultatet vijnë nga një anketë e bërë tek 1000 çiftë nga kompania britanike e dietave, Forzadiet.com.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


