Drejtuesit e QSUT-së hakmerren ndaj mjekut se denoncoi “kinezëritë” e spitalit për vizitën e Ramës

Blertina Koka / Shëndet+

Petrit Vargu1

Mjeku patolog në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, Petrit Vargu, postoi para disa ditësh disa foto që ilustronin pritjen që stafi i QSUT-së po i bënte kryeministrit të vendit, Edi Rama, duke larë dhe duke pastruar të gjitha ambientet e QSUT-së, që mesa duket ndodhin vetëm në ditë të tilla, kur vizitohen nga kryeministri.

QSUT_Petrit Vargu

Fotot e tij qarkulluan nëpër të gjitha mediat dhe nuk kishte si të mos merrej vesh as nga drejtuesit e spitalit. Si duket ky veprim i mjekut Vargu i ka inatosur drejtuesit e spitalit, pasi kanë filluar të hakmerren ndaj tij. Në një postim të bërë para një ore po në llogarinë e tij në Facebook, z. Vargu tregon se një “një ditë mbasi në media doli super “pastrimi i spitalit”, në urgjencë u shfaq kontrolli për prezencën në punë organizuar nga drejtoria”.

Sipas z. Vargut, në listën e mjekëve që kishin munguar në punë ishte edhe emri i tij, edhe pse në fakt kishte qenë në punë.  “Megjithëse të gjithë mjekët ishin në punë, gjë që vërtetohet si nga kamerat, ashtu edhe nga pacientët që kemi vizituar në atë orë dhe personeli, dje erdhi shkresa nga drejtoresha ku thoshte që 6 mjekë nuk kishin qenë në punë dhe natyrisht në krye të listës isha unë.

Dje në mbledhjen e mëngjesit, shefi i urgjencës deklaroi që do i përgjigjej drejtoreshës që ky fakt nuk ishte absolutisht i vërtetë me anë të një shkrese. Kjo ka pak rëndësi në demokraturë. Dihet që kjo bëhet për të plotësuar numrin tre të rasteve për “mos prezencën time” në punë, në mënyrë që të realizojë qëllimin e saj…Për dijeni të miqve, drejtoreshës dhe ministrit ja kam fituar të gjitha gjyqet që kemi pasur në këto 3 vjet. Së shpejti, historitë e të gjitha gjyqeve do të dalin në media dhe secili do të ketë të qartë historinë e kësaj “lufte” dhe të gjitha fitoret e mija të pastra”, shkruan Vargu në postimin e tij në Facebook.

Mjeku ironizon edhe ikjen e Ramës jashtë shtetit për të parë ndeshje futbolli dhe basketbolli, dhe kërkon mendimin e drejtoreshës së spitalit për aktin e kryeministrit. “By the way …..si ju duket akti i kryeministrit që lë punën dhe hallet e popullit më të varfër të Evropës dhe shkon kalon ditë jashtë shtetit për të parë ndeshje futbolli apo basketbolli? Mendimi juaj intelektual drejtoreshë për këtë pyetje ka shume vlerë për ne vegjëlinë…” e përfundon Vargu postimin e tij në Facebook.

Petrit Vargu

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore