Tragjike/ Puth të dashurin, gjen vdekjen e menjëhershme

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një puthje ka rezultuar vdekjeprurëse për një 20-vjeçare nga Montreal.  Myriam Ducre-Lemay ishte alergjike ndaj kikirikëve dhe vdiq menjëherë pasi puthi të dashurin, i cili kishte ngrënë një sanduiç me gjalpë kikiriku.Myriam Ducre-Lemay

Menjëherë pas puthjes ajo kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Myriam nuk e kishte pasur as byzylykun EpiPen që nevojitej në rastet kur kishte probleme me frymëmarrjen.  Edhe pse ambulanca kishte mbërritur brenda pak minutave, vajza nuk arriti të mbijetojë. Vajza kishte pak kohë që shoqërohej me djalin, prandaj ai nuk ishte në dijeni që e dashura kishte alergji ndaj kikirikëve.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në vitin 2012, por është bërë publike vetëm para disa ditësh nga nëna e vajzës, e cila me anë të historisë tragjike të vajzës së saj kërkon të informojë dhe të sensibilizojë të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë, për pasojat fatale që mund të kenë nëse nuk tregohen të kujdesshëm.

Sipas dr. Christine McCusker, drejtuesja e Spitalit të Fëmijëve në Montreal për alergjitë dhe imunologjinë, adoleshentët dhe të rinjtë e grupmoshës 15-30 vjeç janë më të rrezikuar nga alergjitë, duke qenë se i kushtojnë shumë pak rëndësi dhe vëmendje.

Ajo i sugjeron të rinjtë që kenë kujdes nga alergjitë kur vuajnë nga astma, pasi rreziku është shumë i madh.

“Pjesa më e rëndësishme në menaxhimin e alergjive është që të informoni njerëzit që keni pranë”, shprehet ajo. “Duhet të thoni: ‘Dëgjoni djema, kam alergji ndaj ushqimit. Nëse ka një problem, më ndihmo”.

Gjëja më e frikshme rreth alergjive të ushqimit, sipas saj, është reagimi i shpejtë i tyre në trup.

Burimi: CTV News / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm