Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Nisja e ditës me një gotë ujë me limon është bërë pjesë e ritualit ditor të shumë personave që duan të bien në peshë. Lajmi i keq? Dietologët thonë se uji nuk do t’ju ndihmojë të bini në peshë si me magji. Në fakt, asnjë pije në vetvete nuk është një metodë magjike për të humbur kilet e tepërta. Pa i kombinuar ato me një mënyra jetese të shëndetshme, ju nuk do të arrini të humbisni peshë. Gjithsesi, më poshtë mund të gjeni 3 pije me efektive se uji me limon për të rënë në peshë.
Kafja – Është quajtur ndryshe pija energjike perfekte e natyrës. Studime të ndryshme kanë treguar se dy deri në tre gota e kafe para stërvitjes mund t’ju nxisin të punoni më gjatë dhe kjo do të thotë se mund të digjni më shumë kalori. Një studim tek “Journal of Sports Medicine and Physical Fitness” doli në konkluzionin se kafja e kombinuar me ushtrimet e duhura mund të bëjë mrekulli. Por mos harroni: Gjithmonë pijeni atë zezë.
Ujë me akull – Zëvendësoni limonin me një kub akulli. Pijet e ftohta detyrojnë trupin të harxhojë më shumë energji për të mbajtur temperaturën e duhur. Kjo do të thotë se nëse pini tre herë në ditë ujë me akull,trupi juaj do të djegë 100 kalori më shumë” thotë eksperti i dietave Mitzi Dulan. Përsëriteni këtë çdo ditë dhe do të humbisni 4.5 kg për një vit.
Çaji jeshil – Jo vetëm që është pa kalori, por mund të ndihmojë edhe në nxitjen e djegies së yndyrës dhe humbjes së peshës. Në një studim, pjesëmarrësit që pinin katër gota çaji të gjelbër në ditë për dy muaj, humbën gjashtë kilogramë më shumë se ata që pinë vetëm ujë. Një tjetër studim i vitit 2013 zbuloi se personat që pinë çaj të gjelbër peshojnë më pak, kanë masa më të vogla trupore, dhe kanë më shumë përfitime shëndetësore. Zgjidhni çaj të freskët dhe qëndroni larg nga shtojcat e çajit jeshil. Ato bëhen shpesh shkak për dëmtimin e mëlçisë.
Lexoni – Po pini ujë me limon për të rënë në peshë? Duhet patjetër t’i dini këto 3 gjëra
Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/


