Seanca e dializës, “Pacientët i blejnë vetë ilaçet”

HEMODIALIZA

Edlira Sulejmani

Pavarisht se një ditë më parë autoritetet e qeverisë deklaruan se do të mbulojnë me shpenzime 900 pacientë që kryejnë dializë, këta të fundit  deklarojnë se kanë shumë probleme në qendrat ku ata trajtohen. Pajisjet në QSUT janë shumë të vjetra, senacat që duhet të kryejnë nuk i bëjnë të gjitha, medikamentet i blejnë vetë. Këto janë disa problemet që ngre kreu i shoqatës së personave me dializë. Ai thotë se e vetmja zgjidhje mbetet protesta, në rast se këto shqetësime nuk marrin një përgjigje pozitive.
”Aparatet te spitali QSUT janë mbi 15 që janë në funksion, dhe janë amortizuar. As 50% nuk bëhet cilësia e dializës, i blejmë ilacet i blejmë jashtë shtetit. Tani na kanë futur një ilac i cili e ka ka emrin rinvela .”tha Agim Gjyla, kreu i shoqatës së personave me dializë.
Kreu i shoqatës që përfaqëson personat me dializë thotë se ka kontaktuar edhe me autoritetet e qeevrisë, në veçanti me ministrin Ilir Beqja. Por ata shprehen se e vetmja përgjigje ka qenë, se mungojnë fondet.
”Ministrit Beqja i kam kërkuar edhe para disa ditësh ilaçe dhe përgjigja e tij ka qënë që nuk ka fonde.” -tha Agim Gjyla, kreu i shoqatës së personave me dializë.
Ndërkaq ata ngrejnë si shqetësim edhe problemet që kanë me transportin, të cilin në shumë raste duhet ta paguajnë vetë.

Postime të ngjashme

Mjekja hedh foton e mushkërive të një pacienti, shpërthen: Nuk e doni jetën, vjen vetë shoku Covid, ju përqafon e kafshon...
E drejta për trajtim jashtë vendit, pacientët të painformuar. MshMs asnjë informacion publik
Skandal/ MSH jep këshilla për të nxehtin, pacientët e QSUT-së freskohen me copa kartonësh
Bluzat e bardha shkelin kodin e etikës, rrezikojnë gjobë nga 2 000 deri 20 0000 lekë
Drejtoresha e spitalit firmos për dypunësimin e vetes, cakton dhe rrogën
Talasemikët: Mes nesh fëmijë me hepatit dhe HIV
Hemofilikët, pesë muaj pa ‘faktorin e jetës’
Urgjenca e QSUT-së nën presionin e radhëve të gjata, pacientët marrin serumin nëpër korridore