Njihuni me specin djegës, vetitë e tij si dhe rastet kur duhet ta shmangni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”:  Elena Beta

spec i kuqSpecat djegës kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) më shumë se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B.

Speci djegës është krejtësisht i këshillueshëm në kurën parandaluese të infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është parë se përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën, dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut. Farat e specit djegës përmbajnë shumë acide që eliminojnë nga arteriet kolesterolin e tepërt dhe trigliceridet.

Në Kinë, speci i kuq djegës përdoret normalisht kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës, stimulon shpirtin dhe pastron gjakun.

Me specin e kuq djegës mund të dobësohesh disa kile, kjo lidhet me uljen e kalorive me shtimin e specit ne ushqimin tuaj. Nëse një pjatë me makarona zakonisht ka 350 kalori, nëse shtohet spec djegës kjo shifër shkon në 300.

Speci djegës, nuk këshillohet të konsumohet nga personat të cilët vuajnë nga patologji si ulçera, gastroenteritet, cistitet, hepatitet apo hemorroidet.

Për fëmijët nën 13 vjeç, konsumi duhet të jetë i kufizuar, pasi aparati i tyre tretës është delikat. Gjithashtu edhe për gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijët me gji nuk rekomandohet. Kremrat apo locionet që kanë bazë speci duhen shmagur nga personat me lëkurë të ndjeshme, si dhe duhen mbajtur larg nga sytë.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit