Konsumoni rrush të thatë? Ja çfarë nuk dini për të!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”:  Elena Beta

RrushiRrushi i thatë është një produkt që konsumohet dhe preferohet nga shumë njerëz. Shumë pak prej jush jan ëtë vetëdijshëm për efektet pozitive që ky frut ii thatë i sjell shëndetit..

Një prej shqetësimeve që u jep zgjidhje rrushi i thatë është kapsllëku, pasi fibra që është prezente në të në formë të tharë, thith ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Rrushi i thatë është gjithashtu shumë i mirë për shtim të peshës, pasi është plot me glukozë dhe fruktozë, e ju jep shumë energji.

Rrushi i thatë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit, i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Acidi Oleanolic, njëri nga fitokemikalet prezente në rrush të thatë, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes, kaviteteve, copëtimit (spirrimit) të dhëmbëve etj. Me efekt parandalon zhvillimin e Streptocoçus Mutans dhe Porphyromonas Gingivalis, të dy këto specie të baktereve, të cilat janë përgjegjëse për kavitetet dhe problemet e tjera dentale.

Rrush i thatë përmban Fitopërbërësit Polifenolik, të cilët kanë përbërës antioksidues dhe janë shumë të mirë për shëndetin okular (shikimin), pasi mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikur degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti.

Rrushi i thatë është veçanërisht i dobishëm në parandalimin e osteoporozës që nxitet nga menopauza tek gratë dhe është shume i dobishëm për eshtrat dhe nyjet.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit