Pamje shokuese, administratorja e kopshtit dhunon barbarisht 3-vjeçarin

Blertina Koka / Shëndet+

kopsht1

Pamje shokuese janë transmetuar sonte në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan. Një fëmijë i moshës 3-vjeçare është dhunuar barbarisht nga administratorja e kopshtit Diren, Anjeza Shabani.

Investigimi nisi pas denoncimit të atit të 3-vjeçarit në redaksinë e këtij emisioni. Ai tregon se fëmija kishte shenja dhune në trup dhe ishte në gjendje shoku kur kthehej në shtëpi. I ati i tij vendosi të kërkojë ndihmën e gazetarëve për të vërtetuar dhunën fizike dhe verbale që administratorja e këtij kopshti privat ushtronte ndaj fëmijëve.

Pamjet filmike të emisionit “Stop” tregojnë se si ajo e qëllon me forcë disa herë vogëlushin e frikësuar, që nuk pushon së qari pas dhunës barbare të administratores Shabani. E gjithë skena ndodh në prani të fëmijëve të tjerë, gjithashtu të frikësuar e traumatizuar, dhe një edukatorje që nuk reagon kur shefja e saj kryen këto veprime që përbëjnë vepër penale.

Pamjet flasin vetë…

 

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026