Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Keni fryrje barku? Jeni shëndoshur shumë këto kohët e fundit? Jeni të stresuar për këtë fakt? Ja ku vjen zgjidhja: qumështi i artë.
I përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë popullore, qumështi i artë është një kombinimin e Shafranit të Indisë, qumështit të kokosit dhe pak vaj kokosi. Qumështti i shtohet edhe pak piper të zi në mënyrë që trupi ta tresë më mirë Shafranin e Indisë. Kremoze dhe djegëse, qetësuese dhe e ngrohtë, kjo pije e shijshme është më shumë se një gostitje e thjeshtë.
Përfitimet e Shafranit të Indisë – Erëza anti-inflamatore ka rezultuar e suksesshme në kurimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë këtu kancerin, apo sëmundjen e alcajmerit. Duke qenë se pakëson inflamacionin, Shafrani i Indisë ndihmon gjithashtu kur keni gazra, fryrje barku dhe probleme me tretjen, si dhe ndihmon për rënien në peshë. Disa studime kanë treguar gjithashtu se Shafrani i Indisë nxit humorin e mirë, ulë nivelin e stresit, përmirëson gjumin dhe shëndetin mendor.
Përfitimet e vajit të kokosit – Ashtu si Sahafrani i Indisë, edhe vaji i kokosit ndihmon me tretjen falë vetive të tij kundër mikrobeve. Yndyrat e shëndetshme mund të rrisin gjithashtu nivelet e kolesterolit të mirë, HDL.
Përfitimet e qumështit të kokosit – Qumështi i kokosit ndihmon gjithashtu me tretjen, falë yndyrave të shëndetshme dhe elektroliteve natyrale. Ashtu si Shafrani i Indisë, edhe qumështi i kokosit mund të ulë inflamacionin dhe ndihmon në rënien në peshë. Ai është i pasur gjithashtu me një tjetër acid të yndyrshëm që ju ndihmon të krijoni muskuj dhe të digjni dhjamin.
Qumështit mund t’i shtoni edhe pak mjaltë për ta ëmbëlsuar, dhe pak ekstrakt vanilje, kanellë dhe xhenxhefil pluhur, për ta bërë më të shijshme. Mund ta konsumoni atë në çdo kohë.
Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/


