A mund të dobësohesh nëse konsumon ujë para vakteve?

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: D.Bardhi

ujeSipas një studimi të ri, pirja e një gote të madhe uji para vaktit mund të ndihmojë njerëzit e dhjamosur të humbasin peshë. Hulumtuesit nga Universiteti i Birmingamit, monitoruan ecurinë e 84 njerëzve mbipeshë gjatë një periudhe 12 javore. Këtyre njerëzve iu dhanë këshilla se si ta përshtasnin jetesën e tyre me ushqim të mirë dhe aktivitet fizik. Gjatë këtj studimi, këtyre personave iu dhanë rreth 500 ml ujë para çdo vakti dhe vetëm në 3 javët e para ata kishin humbur rreth 4.3 kg. ndërsa ata që kishin pirë vetëm një herë në ditë 500 ml ujë para një vakti kryesor, kishin humbur rreth 1 kg për 3 javë.

Kur pirja e ujit në mënyrë të rregullt, kombinohet me aktivitet fizik dhe një dietë të shëndetshme, kjo do t’i ndihmonte personat mbipeshë të humbisnin edhe më shumë peshë.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura