Keni tension të lartë të gjakut? Dëgjoni muzikë klasike

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Muzika e Moxart dhe Straus ul në mënyrë të konsiderueshme tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, thonë shkencëtarët.

Gjatë analizimit të efekteve të muzikës klasike tek njerëzit, hulumtuesit shkencorë zbuluan se këto dy kompozitorë ndikonin shumë tek gjendja shëndetësore e njerëzve. Efekti ishte i njëjtë edhe tek ata njerëz që nuk dëgjonin rregullisht muzikë klasike.

Gjatë një studimi, 60 pjesëmarrës dëgjuan:muzikë klasike_tension i lartë

  • Simfoninë 4 të Moxart në G minor
  • Meloditë e paharrueshme të Johan Straus
  • Grupin Abba – me këngët “Thank You For The Music”, “The Winner Takes it All” dhe “Fernando”.
  • Ndërsa grupi i fundit nuk dëgjoi asnjë këngë.

Më pas hulumtuesit shkencorë kontrolluan gjendjen shëndetësore të vullnetarëve, si: rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut, nivelin e kortizolit (një hormon që tregon për nivelet e stresit). Në fund të studimit, hulumtuesit shkencorë panë se muzika e Moxart dhe Strauss ulte tensionin e lartë sistolik me 4.7mm Hg dhe 3.7mm Hg, dhe tensionin e lartë diastolik me 2.1mm Hg dhe 2.9mm Hg.

Ndërsa këngët e grupit Abba e ulnin më pak tensionin e lartë sistolik, me 1.7mm hg, dhe kishin një efekt edhe më të vogël tek tensioni i gjakut diastolik. Nivelet e hormonit të stresit ranë tek të tria grupet.

Mjekët rekomandojnë që të merren ilaçe për tensionin e gjakut kur tensioni është 160mmHg /100mmHg. Nëse është mbi 140mmHg/ 90mmHg, ata rekomandojnë që të bëni ndryshime në mënyrën e  jetesës, si: të reduktoni sasinë e kripës, të konsumoni një dietë me pak yndyrë dhe me shumë fruta dhe perime, të bëni më shumë aktivitet fizik, të shmangni alkoolin, të humbisni kilet e tepërta, të konsumoni më pak kafeinë, të hiqni dorë nga duhani dhe të flini të paktën 6 orë gjumë në natë.

Studimi është publikuar tek revista gjermane mjekësore “Deutsches Arzteblatt”.

Hulumtuesit shkencorë thonë se studime të mëparshme kanë treguar se muzika e Moxart është relaksuese, pasi përsëriten të njëjtat nota në intervale kohore të rregullta.

Ndërsa një studim tjetër ka treguar se foshnjat, nënat e të cilëve dëgjojnë muzikën e Moxart gjatë shtatzënisë, janë më të qetëd he më pak agresivë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin