Studim/ Baballarët e shëndoshë rrezikojnë të bijat të preken nga kanceri i gjirit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Baballarët e shëndoshë mund të vënë në rrezik vajzat e tyre që të preken nga kanceri i gjirit, ka zbuluar një studim i ri. Shkencëtarët thonë se, vajzat që kanë baballarët e shëndoshë dhe nënat e dobëta, janë zakonisht mbipeshë kur lindin dhe gjatë fëmijërisë. Ato kanë gjithashtu një zhvillim të vonuar të indeve të gjirit, si dhe shanse më të larta që të preken nga kanceri i gjirit.baballaret e shendoshe

Kilogramët e tepërt ndryshojnë ADN-në e spermës së mashkullit, duke sjellë pasoja shëndetësore për vajzën e sapolindur. Obeziteti ndryshon ARN-në (produkt parësor i gjeneve) si tek sperma e babait ashtu edhe tek indet e gjirit tek e bija.

ARN-ja njihet si një mekanizëm që lejon efektet shëndetësore të shkaktuara nga mjedisi ose mënyra e jetesës të kalohen tek brezi i ardhshëm. Ata funksionojnë ose duke alternuar antigjenët që rrethojnë ADN-në, ose duke shtuar apo hequr “etiketat” kimike që ndryshojnë strukturën e qelizave, ose nëpërmjet molekulave gjenetike.

Deri tani hulumtuesit shkencorë janë përqendruar tek ndikimi që luan shëndeti i nënës tek fëmija, dhe shumë pak janë fokusuar tek babai. Studimi i kryer nga “Qendra Mjekësore Universitare Georgetown” është i pari që tregon ndikimin që baballarët obezë apo mbipeshë kanë tek pasardhësit e tyre.

Studimi është kryer në laborator tel minjtë, megjithatë hulumtuesit shkencorë mendojnë se mund të aplikohet edhe tek njerëzit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve