Studim/ Mos punoni në këto orare, dëmtoni seriozisht trurin

Përshtati për Shendeti.com.al: Blertina Koka

Zgjoheni herët në mëngjes dhe e filloni punën që në orën 5? Po planifikoni të punoni deri orët e vona të natës? Mjaft më! Po e rrezikoni seriozisht shëndetin.

Një studim i ri suedez ka zbuluar se puna jashtë orarit të zakonshëm 9:00-17:00 mund të shkaktojë dëmtime serioze në tru. Ky studim tregon se ata që punojnë shumë herët në mëngjes ose vonë gjatë natës kanë më shumë gjasa që të kenë probleme me kujtesën se personat që punojnë vetëm gjatë orarit zyrtar të punës.

Puna herët ose vonë ndërpret lobin frontal të trurit dhe dëmton proceset themelore të tij, të cilat lidhen me kontrollin, gjuhën, aftësinë e zgjidhjes së problemeve dhe gjykimin, të gjitha këto të rëndësishme për punën, prandaj, çdo anashkalim që ju bëni, do të jetë keq për ju.

Puna jashtë orarit zyrtar do të ndërhyjë edhe tek ora biologjike e trupit, duke e bërë më të vështirë fjetjen dhe zgjimin.

Duhet të kujtoni se njerëzit funksionojnë në bazë të një “ore të brendshme”, çka do të thotë se çdo aktivitet i vrullshëm pune përtej orës 17.00 nuk ju lejon të bëni një gjumë të thellë, duke shkaktuar kështu probleme të mëdha me orarin e gjumit dhe gjithë pasojat negative që ka mungesa e tij.

Pjesa më alarmante e këtij studimi është se sa më shumë të punoni në orë të papërshtatshme aq më shumë e dëmtoni trurin tuaj. Megjithatë, nuk jeni kurrë vonë për t’iu rikthyer rutinës normale të punës. Në eksperimentin e këtij studimi, punonjësit që kthyen rutinën e tyre në normalitet, pas 5 vitesh, kishin të njëjtën performancë truri me ata që kanë ndjekur gjithnjë një regjim të rregullt pune.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës