Keni puçrra (akne) gjatë stinës së verës? Ja si t’i eliminoni!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al” : Elena Beta

Aknet në lëkurë janë problemi më shqetësues me të cilin përballen femra dhe meshkuj, sidomos në stinën e verës kur temperaturat e larta mund të stimulojnë djersën, e si pasojë bakteret e formuara prej saj mund të ndikojën në formimin e akneve.

Nëse nuk tregoni kujdes me pastërtinë e fytyrës, paratë që keni shpenzuar mbi produkte kozmetike mund të jenë para të hedhura kot, pasi ato nuk do mund të shmangnin plotësisht largimin e puçrrave nga lëkura.

Akneve u duhet kohë për tu shfaqur, dhe nëse nuk kujdesesh për to atëherë mund të ngelin shenja të cilat duan shumë kohë për t’u larguar.

Për parandalimin e aktiviteteve bakteriale, zieni disa kompresa sterile në ujë të ngrohtë dhe i vendosni në fytyrë. Më pas përdorni produktet e pastrimit dhe lërini mbi fytyrë gjatë gjithë natës.

Para se të përdorni këta përbërës, detyrimisht duhet të konsultoheni me dermatologun tuaj.

Shmangni flokët që bien mbi ballë dhe produktet kozmetike që hidhni në to, pasi sprai i flokëve ndikon negativisht në mbylljen e poreve të akneve. Pra shmangni mjetet të cilat mund të shkaktojnë një mbivendosje infeksioni.

Burimi: healthyfoodunion / shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave