Ja mungesa e cilës vitaminë shkakton dhimbje shpine!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

dhimbje 5Shumë njerëz besojnë se dhimbja e shpinës është rezultat që vjen si pasojë e plakjes.

Por ka raste të shumta kur njerëzit përjetojnë dhimbje të padurueshme për shkak të mungesës së vitaminës D. Kjo është arsyeja pse duhet të jeni fizikisht aktivë dhe të mos pranoni dhimbjen, por të luftoni për ta lehtësuar atë.

Në shumicën e rasteve, është plakja ajo që shkakton dhimbje shpine, por këto dhimbje gjithashtu mund të jenë rezultat i nivelit të aciditetit, dietës, peshës, vendit të punës. Një studim i cili është kryer kohët e fundit ka treguar se dhimbja e shpinës është shpesh rezultat i mungesës së vitaminës D dhe në qoftë se nuk merren masa në kohë, dhimbja mund të intensifikohet dhe mund të shkaktojë probleme të kockave dhe artritit.

Prandaj, është e rëndësishme të dini simptomat e mungesës së vitaminës D në trup:

  • Probleme me gjumin
  • Djegie dhe kruarje tek këmbët
  • Dhimbje e pranishme në këmbë

Ju gjithashtu mund të bëni një test të thjeshtë dhe të shihni nëse keni mangësi të kësaj vitamine. Ju duhet të shtypni kockat në gjoks për të përcaktuar nivelet e presionit që shkaktojnë dhimbje. Nëse ndjeni dhimbje pothuajse menjëherë kur ushtroni shtypjen, duhet patjetër të rrisni futjen e vitaminës D në trup.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës