Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta
Dardha është një frut mjaft i njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë. Dardha ul kolesterolin në gjak si dhe ndihmonë në nxjerrjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
Në sajë të përmbajtjes së lartë të hekurit dardhat janë një ndihmë e madhe për luftimin e anemisë. Konsumimi i tyre bën mirë gjithashtu për mëlçinë. Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike (diuretik, mjet që shkakton urinim të shpeshtë dhe ndihmon veprimtarinë e veshkave dhe të rrugëve urinare) dhe bën mirë në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare.
Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptike dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet në gurët e veshkave, në dhimbjet e fshikëzës urinare.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al


