Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi
Ankthi kronik mund të konsiderohet si sëmundje e vërtetë dhe simptomat e tij përfshijnë nervozizëm të vazhdueshëm, shqetësim, tension, dhimbje koke etj.
Ankthi kronik duhet të trajtohet njësoj si çdo sëmundje tjetër, në të kundërt ai shkakton komplikacione që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve të rënda si në sistemin nervor ashtu edhe atë emocional.
Disa nga simptomat më të zakonshme të ankthit kronik janë:
Dhimbje muskujsh- Dhimbje koke
- Lodhje të vazhdueshme
- Probleme me tretjen , në rastet e ankthit kronik truri nuk funksionon siç duhet, ai nuk i jep sinjalet e ngopjes dhe nivelet e serotoninës në traktin gastrointestinal ulen shumë.
- Dëshira për të ngrënë shumë sheqerna
- Probleme me gjumin
- Luhatje të shpeshta humori
- Mungesë në përqëndrim dhe në të mbajturin mend
Burimi: Health Digezt


