Përfitimet shëruese dhe zbukuruese të Shafranit të Indisë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nëse jeni shikues të rregullt të telenovelave indiane, mund të keni parë që indianët e përdorin shumë Shafranin e Indisë, si erëz në gatime të ndryshme apo si produkt kozmetik.Shafran Indie

Falë vetive të tij anti-inflamatore dhe antioksidues, Shafrani i Indisë është përdorur në trajtimet mjekësore për shekuj me radhë. Ja pesë arsyet përse duhet ta përdorni këtë erëz.

 I jep shkëlqim fytyrës

“Shafrani i Indisë rregullon sistemin imunitar dhe ul inflamacionin e lëkurës”, thotë dermatologia Melissa Kanchanapoomi Levin.

“Lëkura është organi më i madh i trupit. Është ajo që na ndan me botën e jashtme, dhe shumë probleme që shfaqen në lëkurë lidhen me sistemin imunitar. Kohët e fundit, shumë studime kanë treguar se nëse e shtojmë Shafranin e  Indisë tek zbutësit e lëkurës, do të parandalojë shfaqjen e rrudhave”, shpjegon ajo.

Shafrani i Indisë përmban gjithashtu një mineral të quajtur manganeze, që ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

Është një detoksifikues natyral

Nxirrni toksinat jashtë trupit me një çaj të nxehtë të bërë me pluhurin e Shafranit të Indisë. Shafrani i Indisë njihet si pastrues i gjakut, largon toksinat nga gjaku dhe ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe veshkave.

Nëse keni pirë shumë alkool gjatë natës, pini një çaj me Shafran Indie që t’ju dalë pija më shpejtë.

Lufton ftohjen

Kurkumina (një substancë që gjendet tek Shafrani i Indisë) është një antioksidues i fuqishëm që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira. Radikalet e lira shkatërrojnë qelizat e shëndetshme në trup dhe rrisin shanset për t’u prekur nga sëmundjet. Prandaj, kur jeni me grip, përzieni qumështin me pak Shafran Indie, piper të zi dhe vanilje dhe konsumojeni çdo ditë derisa të shëroheni.

Ndihmon për t’u dobësuar

Erëza rrit rezistencën e insulinës dhe metabolizmin. Një studim i publikuar tek Journal of Nutrition zbuloi se minjtë që u ushqyen me një dietë të pasur me yndyra së bashku me suplemente të kurkuminës për 12 javë nuk shtuan aq shumë peshë sa grupi që u ushqye vetëm me ushqime të yndyrshme.

Përmirëson shëndetin mendor

Një studim i publikuar tek “Journal of Psychopharmacology” zbuloi se përdorimi i përditshëm i qumështit me Shafran apo i vetë erzës përmirëson kujtesën dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve neurologjike.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave