Cilat janë simptomat që shoqërojnë shfaqjen e hepatiteve?

hepatit a 3Në rastin e hepatitit akut, shenjat fillestare nuk janë specifike, ai fillon pothuajse si gripi, me dobësi të përgjithshme, dhimbje muskulare, ethe, të përziera ose të vjella, diarre, dhimbje koke. Më vonë, me përparimin e sëmundjes fillon shfaqja e shenjave specifike si humbja e thellë e oreksit, neveri në pirjen e duhanit tek duhanpirësit, urina me ngjyrë të errët si çaj, zverdhje e lëkurës dhe e syve, dhimbje barku.

Për sa i takon ekzaminimeve, vihet re zmadhimi i mëlçisë dhe i shpretkës, rritje e numrit të rruazave të bardha të gjakut, rritje e nivelit të bilirubinës dhe transaminazave (enzima të mëlçisë). Ecuria i përfshin të gjitha format klinike, që nga ajo e thjeshta me shenja të lehta, tek ecuria e zakonshme, por e zgjatur e deri tek forma fulminante, ku i sëmuri mund të bjerë edhe në koma.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij