Si të zhdukni aknet me lëkurë bananeje (Video)

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

lekura e bananes

Blogeret e modës nuk përdorin vetëm produkte kozmetike të shtrenjta për të qenë sa më tërheqëse. Ka nga ato që përdorin edhe metoda natyrale për të pastruar fytyrën apo mbajtur trupin në formë.

Një blogere e modës ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj një mënyrë natyrale për të zhdukur aknet në fytyrë. Në një video të publikuar në internet, Habiba, që njihet në Instagram me emrin  makeupholic_moon, ka shpjeguar një teknikë për zhdukjen e akneve me anë të lëkurës së bananes.

Gjithçka që ju duhet është lëkura e një banane organike që mos të jetë e qëruar mirë (preferohet banane me pak njolla të zeza).

Pritni një copë të vogël nga lëkura e bananes dhe vendoseni tek pjesa ku keni akne. E mbani lëkurën në fytyrë për rreth dy orë dhe më pas fërkoni me të fytyrën. Në fund hiqeni lëkurën e bananes nga fytyra, por fytyrën mos e lani deri ditën e nesërme.

Duhet ta përsërisni këtë trajtim çdo ditë, derisa të zhduken aknet. Në një postim në Instagram, Habiba thotë se e ka përdorur këtë teknikë shpesh herë dhe ka rezultuar shumë efikase.

Ka shumë mundësi që kjo teknikë të jetë efikase, duke qenë se lëkura e bananes është e pasur me antioksidues dhe pakëson inflamacionin, veti këto shumë të mira për lëkurën.

 

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)