Më fryhen këmbët dhe ndiej shpim, ç’të bëj?

Përshëndetje. Jam një zonjë rreth të 50-ve. Kohët e fundit ndiej se më fryhen këmbët, kam një ndjesi shpimi, i ndjej këmbët të rënduara. Më kanë thënë që kjo mund të jetë shenjë e variçeve. Jam pak e shqetësuar se jam edhe mbi peshë. Ju lutem a mund të pyes një mjek se a janë këto shenja të shfaqjes së masazh kembeshvariçeve, dhe a është e vërtetë që personat që janë  mbi normat e peshës trupore, janë më të prirur për të bërë variçe? Faleminderit se jam e shqetësuar. Doja një informacion të përgjithshëm pasi do ti drejtohem edhe mjekut.

Përgjigjet për shendeti.com.al mjeku kirurg i përgjithshëm Agron Domi

Përshëndetje! Si fillim mund të them se më vjen mirë që lexoj se zonja është e bindur që duhet të shkojë te mjeku për të kryer një vizitë. Vetëm atje mund të vihet diagnoza e saktë. Pasi janë edhe shumë pyetje të tjera që duhen bërë rreth shqetësimeve shëndetësore që ka filluar të shfaqë.

Duke iu rikthyer pyetjes së saj mund të them se fryerja e këmbëve, ndjesia e shpimit apo këmbët e rënduara(siç I përshkuan ajo) janë disa nga shenjat e shfaqjes së variçeve. Ndërkohë, njerëzit mbi  normën e peshës trupore  janë më të prirur për të bërë vena varikoze për arsye të mbipeshës trupore si dhe të rritjes së presionit të gjakut brenda venave.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele