Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Fiku i Indisë ose fiku i detit është një frut i pasur me vitamina, gjithashtu diuretik, pastrues, freskues. Përveç efekteve pozitive të lartpërmendyra, ai ka një cilësi qe deri tani nuk është vlerësuar aq sa duhet: atë të të qenit një zgjidhje e shkëlqyer për kapsllëkun ,i cili i bën konkurrencë çdo lloj produkti tjetër qofte ky natyror ose jo.
Tuli i këtij fruti është i përbërë nga ujë, sheqer, vitamina dhe minerale që i japin jetë një substance xhelatinoze, në momentin kur fruti është i dehidratuar (pa ujë , i thatë) . Këto substanca ndihmojnë në shtimin te volumit të ushqimit që konsumohet duke shkaktuar ngopje.
Fiku i Indisë konsumohet i freskët që kur këputet dhe është i mirë gjithashtu kur është i thatë ,pasi është një kurë efikase kundër kapsllekut si dhe një ilaç natyror i cili përdoret mbas ngrënies së vakteve. Konsumoni 2-3 fiq Indie dhe do të shihni efektet pozitive të tyre.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al


