Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi
Lëkura e shëndetshme dhe pa rrudha apo probleme të tjera është pika kyçe e bukurisë së çdo femre. Ju duhet të keni shumë kujdes për fytyrën sidomas gjatë stinës së verës sepse dielli është shkaktari numër 1 i rrudhave në fytyrë.
Rrudhat shfaqen më shpesh tek femrat me lëkurë të thatë dhe është shumë e rëndësishme që ta mbani fytyrën të hidratuar gjatë gjithë ditës. Vazelina është një produkt shumë i mirë që ju ndihmon të hidratoni thellë lëkurën, parandalon rrudhat dhe aknet etj.
Zgjidhni vazelinë organike pa ngjyrues dhe pa aromatizues. Lyeni çdo darkë fytyrën me të dhe lëkura do të fitojë elasticitetin e duhur. Vazelina përmban keresinë, vaj mineral, alkool, lanolinë etj. Të gjithë këta përbërës janë shumë efektivë në hidratimin e thellë të lëkurës dhe parandalimin e problemeve që lidhen me të.
Burimi: Step to Health


