Njihuni me frutin “antirrudhë”

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

kivi 93Pema e kivit vjen nga Kina dhe konsiderohet si fryt nacional kinez. Kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidant dhe përmban vitaminë C dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.

Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave.

Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirsojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë të dëbojmë ato. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe zvoglojnë probabilitetin e sulmeve të zemrës.
Ngrënia e frutave kivi është e qartë per nje zgjedhje të shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme në këto raste:
Pengon astmen.
Ndalon kollitjen sidomos tek fëmijët.
Mbron ADN-së tonë nga mutacionet .
Siguron një sasi antioksidantë dhe vitamina. Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë në sajë të një përmbajtjes se lartë të fibrave.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?