Duhani shton rrezikun për psoriazin

duhanpirjaShtohet lista e dëmeve dhe sëmundjeve që shkaktohen nga duhani. Përveç të tjerave, cigarja shton rrezikun për shfaqjen e proriazit. Të paktën ky është përfundimi i një studimit të publikuar në “American journal of medicine”, nga i cili ka dalë se propabiliteti për t’u prekur nga psoriazi apo për të përkeqësuar sëmundjen, është më e lartë te ata që pijnë duhan. E, në rastin kur arrihet të shkëputesh nga duhani, vetëm pas 20 vitesh, arrihet të ulet dhe të jetë i njëjtë me atë të një joduhanpirësi. Studimi, fryt i një bashkëpunimi mes studjuesve kanadezë të Vankuverit të “General hospital” dhe shkencëtarëve të “Massachusetts general hospital”, “Brigham e Ëomen’s hospital”, “Harvard school of public health” të Bostonit, ka rregjistruar 887 raste me psoriasis te mbi 116.608 gra të moshës nga 25 deri 42 vjeç. Studimi ka zgjatur për 14 vjet dhe studiuesit kanë vërejtur se, në krahasim me ato që nuk pinin duhan, gratë që kishin “vesin” kishin një risk më të lartë të sëmureshin, gati 78%. Në veçanti, propabiliteti ishte 20 % më i lartë nëse gratë pinin nga 1 paketë duhan në ditë për gati 10 vjet. Por jo vetëm kaq. Ekspozimi ndaj pirjes pasive të duhanit gjatë shtatzanisë apo fëmijërisë, e ekspozonte fëmijën ndaj një rreziku më të lartë për të shfaqur psoriasin. “Ky rezultat, shpjegon Hyon K. Choi, një prej autorëve të studimit, përveç se kondirmon rreziqet e njohura të duhanit, përfaqëson një shtysë më tepër për të ndërprerë duhanin, për të gjithë ata që vuajën apo janë të predispozuar të shfaqin psoriasis. Pasi është vërejtur se ndërprerja e vesit, ndihmon në përmirësimin e simptomave”.

Postime të ngjashme

5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme