Vajza, kujdes!!! Ja disa arsye të rëndësishme që tregojnë se nuk duhet të mbani sutjena kur flini

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi

Mbase nuk e kishit menduar më parë, por sipas mjekëve gjinekolog thuhet se mbajtja e sutjenave gjatë natës mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore. Ja disa prej tyre:

gjumePengojnë qarkullimin e gjakut: të brendshmet e ngushta, me tela etj çojnë në ngushtimin e lëkurës dhe për pasojë qarkullimi i gjakut pengohet në atë zonë. Vishni kanatjere pambuku kur flini gjumë.

Shkaktojnë hiperpigmentim: hiperpigmentim është nocioni që përdoret për njollat e errëta apo tonalitetet e errëta të lëkurës. Kjo është një gjendje që shkaktohet nga nivelet e rritura të melaninës, pigment i cili përcakton ngjyrën e lëkurës. Sutjenat që mbahen për një kohë të gjatë, sidomos gjatë natës shkaktojnë fërkim, irritim dhe dëmtim të lëkurës.

Mund të rrisin gjendrat e gjinjve: gjoksi duhet të qëndrojë i lirshëm, ju duhet të mbani të brendshme të përshtatshme që nuk ngushtojnë gjoksin dhe nuk mundësojnë krijimin e gungave apo anomalive të tjera të gjoksit.

Ndikon në sistemin limfatik: sutjenat e ngushta mund të çojnë në një inflamacion kronik të gjirit dhe mundësojnë mbajtjen e lëngjeve. Gjëndrat limfatike ndihmojnë në heqjen e toksinave nga zona e gjirit dhe nëse sistemi limfatik dëmtohet atëherë do të bëjë që toksinat të akumulohen në trup.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale