Shenjat kryesore që tregojnë se keni inflamacion në trup dhe si të veproni në këto raste

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi

Akumulimi i toksinave në trup mund të ndodhë shumë shpejt, por eleminimi i tyre nga trupi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Pirja e duhanit, alkooli, yndyrnat, ushqimet e përpunuara etj janë disa nga shkaktarët më kryesorë që çojnë në akumulimin e yndyrnave në trup dhe për pasojë në inflamacion.

Ja disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë se keni inflamacion:

inflamacionProbleme me gjumin: nëse zgjoheni në mëngjes të lodhur, pavarësisht orëve të gjata që keni fjetur në darkë atëherë mund të keni inflamacion. Kur trupi ka akumuluar sasi të mëdha të toksinave atëherë ju bën të ndiheni më të përgjumur e të lodhur gjatë ditës.

Shtim në peshë në mënyrë të pashpjegueshme: nëse pavarësisht të ushqyerit shëndetshëm apo aktivitetit fizik shtoni në peshë, atëherë mund të jetë një shenjë që tregon se keni çekuilibër hormonal, gjë e cila vjen si pasojë e akumulimit të toksinave në trup.

Erë e keqe e gojës: është një nga shenjat që tregon se keni baktere në zorrë. Dieta e varfër ushqimore është shkaktari kryesor i këtij fenomeni.

Vështirësi në tretje: kur trupi është i mbushur me toksina ai pegon funksionimin normal të sistemit tretës.

Nëse vëreni disa nga këto simptoma ju duhet të kontrolloni shënetin e mëlçisë, veshkave dhe zorrëve, këto janë organet që bëjnë të mundur akumulimin e toksinave në trup. Pini shumë lëngje dhe mbani një dietë të shëndetshme.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit