Lëngjet e frutave, ekspertët paralajmërojnë rrezikun

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Dikur konsideroheshin si “zgjidhja më e shëndetshme”, ndërsa tani, lëngjet, kosi dhe sallatat e frutave janë vënë në shënjestër të ekspertëve të shëndetit për shkak të sasisë së madhe të sheqerit që ato përmbajnë. Ekspertët kanë rekomanduar gjithmonë që të rriturit të mos përfshijnë më shumë se 7 lugë çaji sheqer në dietën e tyre. Ndërsa tani studiuesit thonë se shumë nga sheqernat që gjenden tek lëngjet e frutave dhe ushqime të caktuara duhet të përfshihen në udhëzimet e hartuara së fundmi, si pjesë e luftës kundër sheqerit.lengje frutash

Kjo do të thotë se njerëzit që duan t’i përmbahen këtyre rregullave, duhet të konsumojnë më pak lëngje frutash.

Këtu përfshihen lëngjet e frutave të përpunuara , ku është zbërthyer struktura qelizore e frutave ose perimeve.

Doktorët kanë paralajmëruar prej kohësh mbi rrezikun e sheqerit të lartë në pijet e gazuara, ndërsa tani kanë filluar të informojnë njerëzit se sheqeri natyral i shtuar tek lëngjet e frutave është gjithashtu i pashëndetshëm.

Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar gjithmonë se nuk duhet të konsumojmë më shumë se një gotë 150 ml lëng në ditë. Studime të ndryshme kanë treguar se lëngjet e frutave kanë më shumë sheqer dhe kalori se pijet e gazuara.

Ekspertët nga “Universiteti i Liverpulit” dhe “Universiteti Queen Mary i Londrës” shqyrtuan përmbajtjen e sheqerit tek të gjitha lëngjet e frutave që tregtohen për fëmijë.

Pas kërkimit në dy supermarkete, ata zbuluan prezencën e 64% sheqer jo-natyral, që është gati gjysma e maksimumit që sheqerit që rekomandohet për fëmijët.

“Fëmijë të moshës katër deri në gjashtë vjeç janë të rekomanduar që të ketë një maksimum prej 19 gramë të sheqerit në ditë”, thonë ata.

Në fillim të këtij viti, një studim i publikuar tek gazeta BMJ Open zbuloi se 42% e produkteve të përpunuara përmbajnë të paktën 19 gramë sheqer, apo maksimumin e sheqerit që fëmijët duhet të konsumojnë çdo ditë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj