Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Sikur të mos mjaftonin sëmundjet e ndryshme apo fatkeqësitë natyrore, një tjetër epidemi globale po u merr jetën njerëzve. E keqja është se nuk ka asnjë ilaç që mund të ndalojë përhapjen e kësaj epidemie.
Bëhet fjalë për dukurinë botërore të selfie-ve, ku jo vetëm po marrosin njerëzit, por po ju marrin edhe jetën. Një numër i madh njerëzish kanë gjetur vdekjen në përpjekje për të bërë një selfie sa më tërheqëse, që të marrin sa më shumë pëlqime nëpër rrjete sociale.
Javën e kaluar, një turist gjerman gjeti vdekjen pasi pozoi duke u hedhur nga zonë e rrezikshme nga rrënojat Machu Picchu në Peru. Vetëm një ditë më parë, një tjetër turist vdiq teksa po përpiqej të shkrepte një selfie sipër ujëvarës Gocta në të njëjtin shtet.
Sipas një studimi nga kompania Priceonomics, pjesa më e madhe njerëzve gjejnë vdekjen duke shkrepur selfie nga ndërtesa të larta ose nën ujë. Viktimat janë të moshës rreth 21 vjeç, dhe 75% e rasteve të raportuara janë viktima meshkuj.
Sipas Priceonomics, meshkujt priren të ndërmarrin më shumë rreziqe, edhe pse femrat zakonisht shkrepin më shumë foto.
Autoritetet ruse kanë krijuar imazhe në formën e shenjave rrugore për të paralajmëruar njerëzit se nëse përpiqen të shkrepin një seflie të veçantë mund t’iu kushtojë jetën. Ata ndalojnë selfie-t me armë, para një luani, para makinave apo trenit, kur jeni duke zbritur ose ngjitur shkallët, apo mbi çatinë e një ndërtese.
Ata ndërmorën gjithashtu vjet një fushatë sensibilizimi me sloganin “Jeta dhe shëndeti yt nuk ja vlejnë të rrezikohen as për një milion klikime”.
Burimi: The Next Web / https://shendeti.com.al/



