Siguria ushqimore në plazhe, nis vendosja e pullave të sigurisë në restorante dhe lokale

AKU1

Në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore, sidomos gjatë sezonit turistik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur vendosjen e certifikatave te inspektimit (stickera) në ambientet e shërbimit, si restorante, bar-kafe, fast-food, pastiçeri etj. Aksioni ka nisur nga Durrësi dhe do të shtrihet në gjithë vendin.

Në një njoftim për mediat, AKU shkruan se “çdo subjekt që do të përmbajë logon e sigurisë, pullën e inspektimit, e cila detyrimisht do të ngjitet në vende të dukshme, është i kontrolluar nga AKU dhe plotëson kushtet, sipas legjislacionit shqiptar, për garantimin e sigurisë ushqimore. AKU ka hartuar një plan të veçante masash për sigurinë ushqimore gjate sezonit turistik dhe nuk do të tolerojë askënd, për asgjë që cënon sigurinë ushqimor”.

Sipas ministrit të Bujqësisë, z. Edmond Panariti, kjo nismë do të garantojë pushuesit dhe qytetarët për sigurinë e ushqimeve.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z. Isuf Shehu tha për mediat se, “kjo certifikatë që nisi sot të vendoset nëpër njësitë e shërbimit të kateringut apo restoranteve, prodhon një garanci më të madhe për konsumatorin, pasi çdo restorant apo subjekt që e mban, do të thotë që është i kontrolluar në mënyrë rigoroze. Po ashtu, kjo certifikate është edhe një përgjegjësi më e madhe për inspektoret, të cilët nuk mund të neglizhojnë asgjë gjatë punës së tyre”./ https://shendeti.com.al/

AKU

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele