Mjekja akuzohet se ishte në kafe, drejtoresha: Të mos abuzohet. Ishte në vizitë shtëpie!

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur sot në Poliklinikën e Specialiteteve numër 3 në Tiranë. Mjekja angiologe Elida Mici është vonuar 50 minuta, duke lënë pacientët në pritje pas derës. Kjo i ka revoltuar këta të fundit, të cilët kanë nxjerrë telefonin për të filmuar mbërritjen e doktoreshës në Poliklinikë.Poliklinika nr 3

Në videon e publikuar në rrjete sociale dëgjohet revolta e pacientëve të cilët nuk ngurrojnë të shkarkojnë ndjenja inati për pritjen e gjatë. “Nuk të presim ty sa të pish kafen, doktoreshë”, shprehen ata.

Videoja është komentuar edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët ndahen në gjykimin e tyre sa i përket sjelljes së mjekes dhe arsyeve të largimit të saj në orar pune.

Për këtë çështje, gazeta “Shëndet+” kontaktoi drejtoreshën e Poliklinikës, Valdete Malajn.

“Jam në dijeni të lajmit. Largimi i mjekes është i dokumentuar në regjistër dhe unë si drejtuese e institucioni kam qenë në dijeni. Mjekja në atë orë ka qenë në një vizitë shtëpie. Vizitën në shtëpi mjekët e kanë detyrim të përcaktuar në kontratë. Më vjen keq që mediat bëhen të njëanshme në transmetimin e informacionit. Pacientët kanë të drejtat e tyre dhe ne i njohim ato. Por, duhet sqaruar edhe pozicioni i mjekut”, sqaron Malaj për “Shëndet+”./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?