Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka
Nëna e dy fëmijëve, e cila po lufton me kancerin e gjirit, ka shpërndarë këtë foto në internet për të paralajmëruar femrat e tjera për një nga shenjat e kancerit, që njihet shumë pak. Claire Warner e postoi këtë foto në Facebook e saj më 5 korrik, pasi u diagnostifikua me kancer të gjirit.
Një hije e vogël tek gjiri është e vetmja simptomë e kësaj sëmundje vdekjeprurëse. Claire tregon se nuk do ta kishte vënë re këtë shenjë nëse shoqja nuk do t’i kishte treguar një artikull në lidhje me këtë shenjë paralajmëruese, që njihet shumë pak. Ajo nuk ndjen asnjë dhimbje në gjoks dhe nuk mund ta prekë gjëndrën e formuar në të.
“Nuk mund ta ndjejë gjendrën, edhe pse e di që është aty. Nuk jam sëmurë. E vetmja simptomë është kjo gropëz”, tregon ajo.
Fatmirësisht ajo e ka zbuluar kancerin që në fazat e para dhe ka shumë mundësi për t’u shëruar.
Disa nga shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit janë:
- Ndryshim në madhësi ose formë.
- Skuqje në lëkurë dhe përreth thithkës.
- Rrjedhje e lëngut nga maja e gjirit.
- Ënjtje në sqetull ose pjesës përreth supeve.
- Dhimbje të vazhdueshme në gjoks dhe sqetull.
- Ndryshim të ngjyrës së lëkurës, merr një ngjyrë si të lëkurës së portokallit.
- Gjoksi fillon të ndryshojë pozicion ose formë.
- Formohet një gjëndër, që duket ndryshe nga indet e tjera të gjirit.
Shenjat mund t’i gjeni të ilustruara edhe me foto
Burimi: Daily Mail





