Keta: Baballarët, gjithnjë e më të pranishëm në lindjen e fëmijës

Mimoza KetaSot baballarët shqiptarë po tregojnë gjithnjë e më shumë që janë një mbështetje e fortë për bashkëshorten dhe të pranishëm për të vegjlit e tyre që në momentin e ardhjes në jetë

Aishe Thartori

Na bën të ndihemi krenare kur dëgjojmë se mentaliteti ka ndryshuar në Shqipëri, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndryshime pozitive. Padyshim këto ndryshime vërehen sidomos tek çiftet e reja ku të dy partnerët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në çdo aspekt. Dikur ishte pothuajse tabu apo e papranueshme për mendësinë e përgjithshme të shihje një burrë duke mbajtur fëmijët, gatuar, duke bërë pazare apo kontribuar në forma të ndryshme brenda shtëpisë. Sot të gjitha këto jo vetëm që janë pjesë e realitetit shqiptar, por ndodh që çdo përgjegjësi apo angazhim të ndahet midis partnerëve. Duke iu referuar së shkuarës, vite më parë ardhja në jetë e një fëmije ishte një proces kënaqësinë e së cilit mund ta “shijonte” vetëm nëna. Sot baballarët shqiptarë po tregojnë gjithnjë e më shumë që janë një mbështetje e fortë për bashkëshorten dhe të pranishëm për të vegjlit e tyre që në momentin e ardhjes në jetë. Duket se prezenca e mashkullit në sallën e lindjes lehtëson nënën dhe e ndihmon psikologjikisht. Kjo është ajo çka pohon për gazetën “Shëndet +” mjekja obstetër-gjinekologe në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, Mimoza Keta. 

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 16 marsit 2014 të gazetës “Shëndet+”, në suplementin “Baballarët në sallën e lindjes”. Projekti “Së bashku për një familje të shëndetshme, pa dhunë” po zbatohet me mbështetjen e UNDP-së, UN Women dhe fonde të Qeverisë Suedeze nga Shoqata “Together for life”)


OrganizatatTogether for life

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca