Njihuni me bajamet dhe vetitë shëruese që na ofrojnë ato!

Përgatiti për: www.shendeti.com.al: Elena Beta

bajame3Bajamet janë fruta të thata që ju vijnë në ndihmë kur është fjala për përmirësimin e shëndetit apo problemet e ndryshme shëndetësore.
Konsumimi i rregullt i bajameve rrit HDL, kolesterolin e mirë, dhe mban në nivel të ulët LDL kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës ulet.

Rekomandohet të konsumoni një grusht bajame çdo ditë.
Edhe pse bajamet kane nivele te larta yndyre, ndihmojnë për të humbur peshe. Bajamet përmbajë yndyra të ngopura te cilat bëjnë të ndiheni te ngopur shpejt e në këtë mënyrë të ndaloni mbingrënien. Për këtë nuk duhet të kalohet masa, një grusht ose 12 kokrra.

Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike.
Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato përforcues te energjisë. Kur te ndiheni te lodhur hani një grusht bajame me mire sesa te konsumoni psh pije energjike.

Konsumimi i bajameve kontribuon në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhir që të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshëm për fëmijët në rritje.

Kete produkt mund ta gjeni prane dyqanit @Alegria Alegria  

Burimi: healthyfoodhouse / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?