Krijoni modele flokësh për stinën e verës duke u frymëzuar nga yjet e Hollivudit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

Stilistja e flokëve, Jennifer Yepez, ka shfaqur së fundmi një gërshetë franceze në pjesën e pasme të kokës së modeles, Constance Jablonski. Për ta krijuar këtë model duhet të filloni ta krijoni bishtalecin nga rrënja e flokëve të pasmë dhe pasi të keni mbërritur deri në gjysmë të gjatësisë së flokëve tuaj, t’i mblidhni flokët në një stil topuz, në kurorë të kokës. Nxitoni ta provoni sa më parë do të duken bukur dhe do të ndjeheni të freskëta… yje

 

Margot Robbie është duke promovuar filmin e saj më të ri, “The Legend of Tarzan” në vende të ndryshem të botës. Gjatë kësaj periudhe ajo ka provuar stile të ndryshme flokësh, megjithatë, stili më i pëlqyer i flokëve,  pa dyshim është sitli i topuzit ët poshtëm, i krijuar me flokët e saj të valëzuar nga stilisti Renato Campora. Për ta bërë edhe më interesant stilin e flokëve, Campora ka përdorur një karficë të gjatë, të dizajnuar na Jen Atkin, stilisti që njihet për punën që bën me motrat Kardashian.

margot

Aktorja e filmit “Neon Demon” ka spikatur në tapetin e kuq, përveç të tjerave dhe për modelin e flokëve. Ajo që bie më shumë në sy është vendosja e  aksesorëve të flokëve( lule ).  Jenda Alcorn, stilistja e saj, kishte vendosur që për premierën e filmit të fundit të Elle-s t’i krijonte një topuz me flokët që paraprakisht i kishte gërsheta, para se t’ia vendoste disa trëndafila shumëngjyrësh. Ky është një model flokësh femëror dhe tepër modern.yll 2

Burimi: glamur / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale