Proteinat e tepërta favorizojnë diabetin

protein 2

Rihapen sërish debatet sa i përket të ushqyerit me proteinat shtazore. Prej kohësh shumë dietologë e studiues këshillojnë konsumim të moderuar të mishit dhe peshkut, pasi mund të kenë efekte negative për shëndetin. Por nga Hollanda vjen një tjetër e re. Bëhet fjalë për një studim që tregon sesi marrja në masa të mëdha të proteinave të përftuara nga kafshët mund të rrisin rrezikun e diabetit tip 2.
Studimi i publikuar në “Diabetes Care” të Wageningen University, bazohet në një kampion personash nga 8 vende Europiane. Bëhet fjalë për të dhëna që kanë për bazë 16 mijë persona për 12 vjet dhe u zbulua se për çdo 10 gramë  më shumë proteina të konsumuara, rreziku i diabetit rritet me 6 përqind.
Një shifër kjo absolutisht e rëndësishme, sidomos nëse marrim parasysh faktin se personat që konsumonin proteina bimore nuk kishin këtë lloj problemi.

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit