Vesel Kurtishaj: Të gjitha ose asgjë

Shëndeti duhet të jetë gjithçka në jetën e gjithsecilit, përfshirë këtu edhe mua. Nuk ka rëndësi je i famshëm ose jo. Shëndeti është thelbi i ekzistencës sonë

Vesel Kurtishaj 3

Bisedoi: Elena Beta

Ai është vetëm 23 vjeç dhe mban në supe 2 fitore të rëndësishme, të tilla si edicioni i tetë i “Big Brother” dhe spektakli “Dance with me”. Është fjala pikërisht për Vesel Kurtishajn, i cili për të shpjeguar fitoret e tij të njëpasnjëshme në skenë, përdor një shprehje të cilën me sa duket e ka edhe motiv në jetë “Pa punë e lodhje asgjë nuk arrihet”.

Në fokus të rubrikës Vip Shëndet të gazetës “Shëndet+”, Veseli flet më shumë për veten, si i ka ndryshuar jeta pas famës, cili është sekreti që e ndihmon të jetë në formë të shkëlqyer fizike, pika e tij e dobët, sa kujdeset për shëndetin, si dhe shumë përgjigje të tjera të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

Çfarë është shëndeti për ty?

Shëndeti duhet të jetë gjithçka në jetën e gjithsecilit, përfshirë këtu edhe mua. Nuk ka rëndësi je i famshëm ose jo. Shëndeti është thelbi i ekzistencës sonë, pa shëndet nuk do ishim të zotë të bënim asgjë.

Vesel Kurtishaj

Ç’mund të thuash për marrëdhënien me mjekun? Shkon shpesh apo vetëm kur ndjen ndonjë shqetësim dhe nuk ke zgjidhje tjetër?

Të them të drejtën nuk është se jam shumë i rregullt, shkoj vetëm kur e kam të domosdoshme.

Po me dentistin si i ka marrëdhëniet Veseli?

Me dentistin jam më i rregullt, madje dua të përshëndes dentistin tim në Tiranë për shërbimin profesional dhe për faktin që më bën gjithmonë të ndihem si në shtëpinë time.

Vesel Kurtishaj 7

Duke qenë se je në një formë të shkëlqyer fizike, mund të na tregosh ndonjë “sekret” që të ndihmon (palestra, ushqimi që konsumon, aktivitetet fizike)?

Faleminderit për komplimentin si fillim. Hhmmm sekret?! Nuk kam asnjë sekret, është thjesht një alternim i aktivitetit fizik, jo domosdoshmërisht palestra, po fakti që jam në lëvizje gjatë gjithë kohës, ushtroj edhe sporte të ndryshme herë mbas here dhe sigurisht është edhe gjenetike besoj.

Përsa i përket ushqimit, nuk është se mbaj dietë, ha thjesht gjërat që më pëlqejnë, por besoj një ndikim goxha të madh në humbjen e peshës pati edhe spektakli “Dance with Me”, i cili kërkonte një përgatitje të vazhdueshme në palestër.

Vesel Kurtishaj 10

Di të gatuash?

Të them të drejtën, jo nuk di të gatuaj, por po të provoj, ashtu sikurse çdo gjëje tjetër, mësoj shpejt dhe mirë (qesh). Pjata ime e preferuar? Çdo pjatë që ka patate brenda është pjata ime e preferuar.

Ke qenë pjesë e “Big Brother” dhe fitues. Sa ka ndryshuar jeta jote pas fitores?

Përveç faktit që tani më njohin dhe njoh shumë më tepër njerëz, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar.

Vesel Kurtishaj 5

Duke u nisur nga postimet e tua në rrjetet sociale, dimë se je frekuentues i jetës së natës dhe festave të ndryshme. Sa e vështirë ka qenë për ty të qëndrosh 3 muaj larg kësaj përditshmërie?

Unë jam vetëm 23 vjeç dhe si gjithë të rinjtë e moshës sime, frekuentoj edhe jetën e natës, por jo aq sa për të qenë i varur prej saj. Pastaj aty brenda kishim muzikë e kërcenim çdo ditë, kështu që këtë pjesë nuk e kam ndjerë shumë.

Së fundmi, bashkë me Albërien keni qenë fitues të edicionit “Dance with me”. Talentin për kërcim e ke të lindur apo kanë qenë orë të gjata provash dhe përkushtimi ato që të klasifikuan si më të mirin?

Mendoj që në rastin tim kanë qenë të gërshetuara të dyja. Që herët kërcimi ka qrnë një nga pasionet e mia, po ndërkohë, pa punë e lodhje asgjë nuk arrihet. Siç thotë ajo shprehja, duhet 1% talent dhe pjesa tjetër është punë. Po të mos ishte puna e Albi Nakos dhe trupës së baletit, askush nga ai spektakël nuk do të kishte atë paraqitje që publiku ka parë.

Vesel Kurtishaj 6

Të gjithë të njohim si një “shpirt fitimtar”. A je kështu edhe në jetën e përditshme? O të gjitha, o asgjë?

Në njëfarë mënyre po, më pëlqen ta sfidoj veten gjithmonë. Nuk tërhiqem nga gjërat e lehta, tërhiqem gjithmonë nga ato që mund të duken të paarrishme, ato më intrigojnë. Kur vendos t’i futem diçkaje, jam shumë i vendosur për t’i shkuar deri në fund. Më pëlqen: o të gjitha, o asgjë

Një 23-vjeçar, simpatik dhe i famshëm, sa të lehtë e ka të bëjë për vete një femër?

Varet nga femra. Nuk është e vështirë ndoshta të bësh për vete një femër kur je i famshëm dhe i njohur dhe këtu nuk po flas vetëm për veten, por varet nga preferencat që ti ke në lidhje me femrën që do të doje të bëje për vete, siç e thashë edhe më lart, unë tërhiqem nga gjërat e vështira, jo nga ato që mund t’i arrij lehtë (qesh)…

Vesel Kurtishaj 9

Të gjithë e kanë një pikë të dobët? Cila është e jotja?

Mendoj se pika ime e dobët është ndjeshmëria, edhe pse ndoshta në pamje të parë, nga jashtë ndoshta nuk të jap atë përshtypje, në fakt jam shumë i ndjeshëm.

Një mesazh për lexuesit e gazetës “Shëndet+”

Meqë edhe gazeta mban emrin Shëndet dhe mesazhi im në këtë rast do shkonte për një përkujdesje maksimale ndaj shëndetit. Pa të nuk do kishim të mundur asgjë.

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!