Kripa ju bën të shtoni peshë

Kripa favorizon obezitetin dhe mbipeshën? Mesa duket po, duke u bazuar në përfundimin e një kërkimi të publikuar nga “Pediatrics” i realizuar në Universitetin “Georgia Regent” (SHBA). Hulumtuesit vlerësuan në 766 adoleshentë konsumimin e kripës, përbërjen e trupit, yndyrën nën lëkurë dhe yndyrën në organet e brendshme, nivelin e gjakut në një citokinë sekrete në qelizat imunitare. Hulumtuesit pretendojnë se ndërlidhja mes kripës dhe mbipeshës është vënë re edhe në studime të tjera, por deri në këto momente qëndron fakti që sa më shumë hani, aq më shumë konsumoni kripë.

kripa 2Me pak fjalë, përdorimi i kripës jo vetëm që favorizon mbajtjen e ujit, por mund dhe të ndikojë në akumulimin e yndyrës. “Ne të gjithë konsumojnë shumë më tepër kripë sesa është e nevojshme” komenton Andrea Vania, profesor i pediatrisë dhe drejtor i Qendrës së Ushqyerjes Pediatrike pranë poliklinikës “Umberto I di Roma”, dhe kjo favorizon, sipas studimit, obezitetin  me komponentin e saj inflamator, por edhe të hipertensionit dhe proceseve arterosklerotike. Të gjitha organizatat kryesore që kanë të bëjnë me shëndetin dhe të ushqyerit përsërisin  mundësinë për të mos shtuar kripë në ushqim, të paktën gjatë dy viteve të para të jetës, që të mos mësohen me një dietë shumë të kripur.

Çfarë mund të bëni për fëmijët dhe të rinjtë të cilët janë mësuar tashmë që të konsumojnë shumë kripë?

“Është gjithmonë e mundur për të riedukuar qiellzën tuaj me ushqime më pak të kripura, veçanërisht nëse ju e bëni atë gradualisht, – thotë Sinthia Le Don, mjeke dietologe pranë qendrës së kërkimeve ushqimore. Nuk është e mjaftueshme për të zvogëluar kripën e shtuar, megjithëse ajo duhet të jetë e jodizuar, por duhet gjithashtu të reduktojnë ushqimet e njohura që janë me kripë (si bukë, briosh, drithëra mëngjesi).

“Siç është e qartë nga projekti “Helena”, një studim evropian i cili u ndoq edhe nga të rinjtë italianë, – përfundon Le Don, – duhet të  marrim parasysh edhe  natriumin e marrë përmes ushqimeve në mënyrë që të arrijmë kufirin e lejuar të OBSH, sipas të cilit nuk duhet të kalojë më shumë se 2 gramë në ditë, barabartë me 5 gramë kripë.”

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim