Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al D.Bardhi
Nëse ju keni një imazh në mendje për dikë të infektuar me hepatitin C, mund të themi se jeni larg atij imazhi. Realiteti qëndron se hepatiti C mund të prekë të gjithë të ekspozuarit ndaj tij, pavarësisht moshës, gjinisë, famës etj.
Ja disa nga VIP-at botërorë që janë të prekur nga kjo sëmundje:
Ken Watanabe (aktor)
Aktori japonez ka luftuar me leuceminë në vitin 1989 dhe ishte i suksesshëm në mposhtjen e virusit, por mori hepatitin C nga një transfuzion gjaku. Në vitin 2005 Ken filloi trajtimin për hepatitin C.
Pamela Anderson (show girl)
E njohur për pamjen e saj si një kukull barbie, Pamela u infektua me hepatitin C nga një gjilpërë tatuazhi që ishte e përdorur më parë nga ish bashkëshorti i saj, rrokeri Tommy Lee. Ajo e bëri publik infektimin e saj në vitin 2002. Megjithëse hepatiti C shihet si një sëmundje seksualisht e transmetueshme, nuk është e thënë të merret vetëm nga kjo mënyrë, shumë njerëz e kanë marrë nga kontakti me gjakun e një të infektuari.
Natalie Cole (këngëtare)
Këngëtarja Cole e ka zbuluar se ishte e infektuar me hepatit C pas dekadash të tëra. Vetëm pas problemeve që kishte me veshkat dhe mëlçinë bëri një analizë specifike për hepatit C. Natalie e ka marrë infeksionin që në rininë e saj pasi ka qënë përdoruese e rregullt heroine.
Gregg Allman (rroker)
Legjendari i rrokut zbuloi që ishte prekur nga hepatiti C në vitin 1999. Në një intervistë ai ka thënë se mostrajtimi në kohë i virusit i ka kushtuar rëndë në shëndet. Në vitin 2010, Allman bëri transplantin e mëlçisë dhe u antarësua në Fondacionin Amerikan të Hepatitit C për të ndërgjegjësuar njerëzit për masat parandaluese të këtij virusi.
Naomi Judd (kengetare)
Këngëtarja mësoi se kishte hepatitin C në vitin 1990. Pas një interviste të dhënë në vitin 2002, ajo tha se ishte infektuar nga hepatiti C gjatë kohës që kishte punuar si infermjere.
Steven Tyler (rroker)
Rrokeri amerikan kuptoi që kishte hepatitin C në vitin 2003, pas një kohë të gjatë që ishte infektuar, por që nuk kishte pasur asnjë simptomë. Pas 11 muajve trajtimi, Tyler u shërua nga infeksioni. Që në ata kohë ai ka inkurajuar njerëzit e prekur nga ky infeksion që të luftojnë kundër tij.
Rolf Benirschke (futbollist)
Futbollisti e mori infeksionin nga një transfuzion gjaku në vitin 2006. Pas trajtimeve të shumta, ai konstatoi se virusi i ishte zhdukur.
Gene Weingarten (humorist)
Humoristi zbuloi që kishte hepatitin C në 2010, rreth 25 vjet më vonë nga infektimi. Ai e kishte marrë virusin nga shiringat që përdorte për heroinen.
Burimi: Everyday Health









