Boronica e kuqe, baza për antibiotikët e rinj?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Përbërësit tek lëngu i boronicës së kuqe mund të formojnë bazën për antibiotikët e rinj, pasi ata mund të bllokojnë infeksionet bakteriale, kanë zbuluar studiuesit. Një studim i ri sugjeron se boronicat e kuqe mund të jenë fokusi i ri i prodhuesve të ilaçeve.boronica_antibiotike

Këto fruta janë të pasur me flavonoide, të cilat ndalojnë shkaktimin e infeksioneve nga bakteri E.coli.

Sipas prof. Terri Camesano, nga Universiteti i Masaçustit, rritja e rezistencës së super baktereve ndaj antibiotikëve aktualë i ka vendosur shkencëtarët në kërkim të një baze të re për krijimin e antibiotikëve të rinj, që mund të përdoren për parandalimin dhe kurimin e infeksioneve.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të paktën 2 milionë amerikanë infektohen çdo vit nga një bakter rezistent ndaj ilaçeve, ndërsa mbi 20 mijë vdesin nga këto infeksione.

Bakteri E.coli, i cili është lidhur shpesh me helmimin e ushqimit, vjen në forma të ndryshme dhe është përgjegjës për lloje të ndryshme infeksioni, përfshirë këtu edhe infeksionet e traktit urinar.

Për të shkaktuar një infeksion, bakteret duhet fillimisht të grumbullohen dhe akumulohen në një numër të mjaftueshëm për të formuar një sipërfaqe bakteriale. Gjatë studimit, shkencëtarët panë që përbërësit tek lëngu i boronicës, të quajtur flovonole, pengonin bakterin E.coli të ngjitej në sipërfaqe.

Një studim i mëparshëm, i kryer nga prof. Camesano dhe kolegia e saj Catherine Neto, zbuloi se një grup përbërësish të quajtur proantocianidinë (PAC-ë) pengojnë ngjitjen e baktereve në sipërfaqe.

Ndërsa tek studimi i ri ata përdorën teknika kimike të avancuara për të ndarë lëngun e boronicës në përbërës kimikë dhe për të kuptuar se cili nga këta përbërës pengon më shumë bashkimin e baktereve dhe formimin e sipërfaqes bakteriale. Në fund ata dolën në përfundimin se flavonolet ishin më efektive për parandalimin e infeksioneve.

Gjithsesi ata mendojnë se duhet të kryhen më shumë kërkime për këta përbërës, si individualisht ashtu edhe të kombinuar, për vetitë e tyre antimikrobiale kundër sëmundjeve bakteriale, për të gjetur një trajtim kundër këtyre “super baktereve”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll