Alarmi nga ndotja, në Shqipëri vdesin 171 persona për çdo 100 mijë banorë (Video)

Shqiperi

Shqipëria renditet ndër 5 vendet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, me 171 vdekje për çdo 100 mijë banorë.

Në një video të publikuar nga Forumi Kombëtar i Ekonomisë, Shqipëria është e renditur e 5-ta nga 10 vendet ku ndotja e ajrit shkakton më shumë viktima.

Shkaku kryesor për ndotjen e ajrit në Shqipëri e luan sektori i energjisë, me 44% të emetimit të gazrave serë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 18 mijë njerëz vdesin çdo ditë për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa në vit numri në total shkon në 6.5 milionë. Kjo shifër është më e lartë se numri i personave të vdekur nga HIV / AIDS, tuberkulozi dhe disa sëmundje të tjera. Gjeorgjia është një nga vendet me vdekshmëri të lartë për shkak të ndotjes, duke regjistruar 292.3 vdekje për 100 mijë banorë.

Ndotja e ajrit renditet si kërcënuesi i katër më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, pas tensionit të lartë të gjakut, rrezikut nga ushqimet dhe duhanpirja. Ai shkaktohet nga prodhimi i energjisë, industria dhe transporti, si dhe nga gazi që përdorim në shtëpi.

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak