Pamje të tmerrshme vijnë nga plazhi i Gjirit të Lalzit. Një vajzë në gjendje të dehur është shtrirë në rërë, ndërsa djali i cili e shoqëronte jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por e ka trajtuar mjaft keq, duke e ofenduar dhe qëlluar me shkelma.
Në videon e publikuar nga portali “Jeta osh qef” shihen pamjet e llahtarshme kur djali fillon ta tërheqë zvarrë vajzën, e hedh në det dhe fillon t’i gjuajë me grushte dhe shkelma.
Qytetarët kanë kërkuar t’i ofrojnë ndihmë vajzës, por djali nuk i ka lejuar. Ai ka nisur të konfliktohet edhe me të pranishmit, duke shkuar deri në përplasje fizike me njërin nga plazhistët.


