Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Një studim i ri ka arritur në përfundimin se brezi i sotshëm është më i gjatë se paraardhësit, kjo falë ushqyerjes së shëndetshme dhe shëndetit të mirë. Gjatë 100 viteve të fundit, gjatësia e njerëzve ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme dhe jo të barabartë në shtete të ndryshme në të gjithë botën.
Studiuesit thonë se meshkujt holandezë, me gjatësi mesatare 182.5 cm dhe femrat letoneze me gjatësi mesatare 170 cm, janë njerëzit më të gjatë në botë.
Ndërsa meshkujt nga Timori Lindor, në juglindje të Azisë, me gjatësi mesatare 160 cm, dhe femrat nga Guatemala (149 cm) konsiderohen si më të shkurtrit.
Ky studim u krye nga organizata Non-Communicable Diseases Risk Factor Collaboration (NCD-RisC) në bashkë punim me Organizatën Botërore të Shëndetëssië. Autorët përdorën të dhënat e popullsisë në të gjithë botën për të llogaritur gjatësinë e njerëzve të lindur mes viteve 1896-1996.
Burrat iranianë, sipas këtij studimi, dhe gratë koreano-jugore janë njerëzit me zhvillimin më të madh në drejtim të lartësisë, të cilën e kanë rritur përkatësisht me 16 dhe 20 cm.
Nuk është vetëm gjenetika ajo që përcakton gjatësinë e një njeriu, por edhe shumë faktorë të jashtëm. Për shembull, hulumtuesit shkencorë theksojnë se “ushqyerja dhe infeksionet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës janë përcaktues të rëndësishëm të gjatësisë kur arrijmë në moshë madhore”.
Shtetet sipas gjatësisë mesatare te meshkujt:
1. Holanda
2. Belgjika
3. Estonia
4. Letonia
5. Danimarka
6. Bosnje-Hercegovina
7. Kroacia
8. Serbia
9. Islanda
10. Republika Çeke
Shtetet sipas gjatësisë mesatare te femrat:
1. Letonia
2. Holanda
3. Estonia
4. Republika Çeke
5. Serbia
6. Sllovakia
7. Danimarka
8. Lituania
9. Bjellorusia
10. Ukraina
Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/
