Femra të dobëta apo të mbushura, ja çfarë thonë studimet

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Femrat janë gjithnjë në sfidë të vazhdueshme me veten për të mbajtur dieta dhe për t’u dukur gjithmonë në formë. Ato duan të jenë afër imazhit “perfekt” dhe pesha apo trupi është një nga elementët më tërheqës tek një femër.

trupi femresHulumtimi i kryer nga Universiteti St Andrews, i publikuar në revistën “Perception” përfshiu një grup të madh meshkujsh. Hulumtimi ju kërkoi atyre të vlerësonin fotografi të femrave të ndryshme. Gratë në peshë normale ishin më të preferueshme se ato të cilësuara si të dobëta.

Profesor David Perrtt tha: “ky hulumtim ju dërgon një mesazh të fortë të gjitha femrave që besojnë se të qënit nën peshë i bën ato më tërheqëse”. Pjesëmarrësit e studimit ishin të moshës nga 18 – 36 vjeç dhe cilësuan femrat normale dhe të mbushura si më tërheqëse.

Hulumtimi u bë duke përdorur analizën nga opinionet në webe.  U anketuan 1200 njerëz të moshës 25 – 55 vjeç, nga rrjetet sociale. Rezultati ishte i qartë: 81% e tyre preferonin gratë e mbushura, por me forma.

Format e mbushura krijojnë një strukturë më të hijshme dhe më të harmonizuar tek një grua. Sipas studimeve të kryera nga Universiteti i Kalifornisë dhe Universiteti i Pitsburgut, thuhet se femrat e mbushura janë edhe më pjellore dhe mund të kenë më shumë fëmijë se femrat e dobëta.

E dobët apo e mbushur është një debat që ka vazhduar dhe mendohet të vazhdojë për dekada. Femrat duhet të jenë të shëndetshme dhe të ndihen mirë me veten. Mos mbani dieta drastike dhe mos u “fiksoni” pas të qënurit nën peshë.

Burimi: Living Fit.co

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare