Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Shumë njerëz preken vetëm nga dhjamosja e barkut dhe jo e pjesëve të tjera të trupit. Kjo dukuri ndodh si shkak i dietave të varfra ushqimore, mungesës së aktivitetit fizik etj.
Ja cilët janë shkaktarët kryesorë të fryrjes dhe dhjamosjes së barkut:
Kripa: trupi ka nevojë për kripë që të qëndrojë i shëndetshëm. Megjithatë, sasia e tepruar e kripës shkakton çekuilibër të nivelit të kripës dhe ujit në trup. Rezultati i këtij balanci çon në mbajtjen e ujit në trup dhe fryrjen e stomakut. Kripën duhet ta përdorni në sasi të vogla.
Uji: në mënyrë që të qëndroni në formë dhe mos të depozitoni dhjamë duhet të konsumoni 2 litra ujë në ditë. Ai mundëson lëshimin e celulozës së ruajtur.
Çamçakëzi: fryrja e stomakut shkaktohet shpesh nga përtypja e çamçakëzit. Përdorni mente ose shkop kanelle në vend të tij.
Pijet e konservuara: përmbajne shumë sheqer dhe ju japin kalori të panevojshme. Ato shkaktojnë shtim në peshë dhe dhjamosje.
Sheqeri dhe suhqimet e tjera të ëmbla: konsumojini në sasi shumë të vogla. Ushqimet e ëmbla shkaktojnë gazra dhe fryrje të stomakut.
Burimi: Choose Healthy Life


