Doni të keni fëmijë inteligjentë? Ushqejini ata më gji

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Foshnjat që ushqehen me gji janë më të zgjuar, më të shpejtë dhe më të fort, ka zbuluar një studim i ri.femije inteligjent

Nënat e reja këshillohen që të ushqejnë fëmijët me gji gjatë gjashtë muajve të parë të lindjes, për t’i mbrojtur ata nga infeksionet dhe alergjitë. Tani, një studim i ri ka zbuluar se ushqyerja me gji e fëmijëve luan një rol të rëndësishëm edhe tek koeficienti i inteligjencës dhe zhvillimi mendor i fëmijës. Studimi ka zbuluar se foshnjat që ushqehen me qumësht të blerë kanë rezultate më të ulëta në shkollë dhe koeficient më të ulët të inteligjencës, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre, të cilët janë ushqyer me qumështin e gjirit të nënës.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e foshnjave të lindura nga viti 2001-2003. Ata përcaktuan numrin e ditëve që fëmijët ishin ushqyer me qumësht gjiri, si dhe më shumë se 50% të lëndëve ushqyese që kanë marrë nga lindja derisa kanë bërë 28 ditë.

Përveç kësaj, hulumtuesit shkencorë matën volumin e trurit të fëmijëve duke përdorur skanerat MRI, fillimisht kur ishin gjashtë muajsh dhe më pas kur mbushln 7 vjeç. Sapo mbushën 7 vjeç, fëmijët iu nënshtruan një seri testesh, si të lexuarit, zgjidhjes së problemave në matematikë, perceptimit vizual, përqendrimit dhe lëvizjeve fizike.

Përfundimet treguan se foshnjat që ishin ushqyer më shumë me gji kishin koeficient inteligjence më të lartë dhe dolën më mirë në të gjitha testet, krahasuar me foshnjat që ishin ushqyer shumë pak ditë me qumështin e gjirit të nënës ose nuk ishin ushqyer fare me gji por vetëm me qumësht të blerë.

Sipas ekspertëve, ka shumë faktorë që ndikojnë tek zhvillimi i një fëmije, dhe ushqyerja me qumështin e gjirit është një ndër më kryesoret.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide