Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diellit dhe toksinat e ambientit shpesh shkaktojnë nxirje të lëkurës. Mungesa e kolagjenit dhe e elasticitetit, akumulimi i qelizave të vdekura dhe djegiet nga dielli janë vetëm disa nga faktorët që mund të ndikojnë negativisht tek lëkura dhe të shkaktojnë plakje të parakohshme.
Për të zgjidhur këtë problem, janë zhvilluar një sërë produktesh kozmetike dhe teknikash profesionale që rigjenerojnë lëkurën. Problemi me këto produkte është se mund të jenë të kushtueshme dhe jo çdokush ka para për t’i blerë.
Fatmirësisht, ka edhe produkte më të lira që ofrojnë rezultate të jashtëzakonshme, ndërkohë që nuk e ekspozojmë lëkurën ndaj substancave kimike dhe procedurave të dëmshme për të.
Ja si të përgatisni një krem për fytyrë me përbërës krejtësisht natyralë.
Përbërësit:
- 1 ½ filxhanë kos
- 4 bajame
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
- Bluani bajamet derisa të bëhen pluhur.
- Hidheni pluhurin në një tas dhe shtoni kosin, mjaltin dhe lëngun e limonit.
- Përzieni dhe lëreni për pak minuta derisa të gjithë përbërësit të jenë bërë njësh me njëri-tjetrin.
Aplikimi
- Çdo mbrëmje, para se të flini, pastron fytyrën dhe hiqni makeup-in.
- Pasi ta pastroni aplikoni kremin dhe lëreni për 20 minuta.
- Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe thajeni me një peshqir të thatë.
Ky trajtim ndihmon për largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësimin e pamjes së jashtme të lëkurës së fytyrës. Kosi natyral është një ushqim vërtetë i shëndetshëm që përmban acid laktik, që ndihmon për rregullimin e ph natyral të lëkurës dhe parandalimin e shfaqjes së akneve. Ai konsiderohet si alternativa më e mirë për zbutjen e lëkurës.
Pluhuri i bajameve gjithashtu është i pasur me acide yndyrore dhe antioksidues, të mirë për lëkurës. Bajamet janë të pasura me vitaminën E, që mbron lëkurën nga stresi oksidativë i shkaktuar nga radikalet e lira.
Këshilla
- Për rezultate më të mira, duke ta përdorni këtë krem si pjesë e regjimit të përditshëm të bukurisë. Nëse e përdorni vetëm me raste nuk do të ketë ndonjë efekt të dukshëm.
- Shmangni përdorimin e tij gjatë ditës, pasi lëngu i limonit mund të reagojë negativisht ndaj ekspozimit të rrezeve të diellit.
- Ky produkt duket të përdoret gjithashtu gjatë natës pasi ndihmon gjatë procesit të rigjenerimit natyral të lëkurës, që ndodh gjatë kësaj kohe.
Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/


