Ja pse dalin gungat kockore në pjesën anësore të këmbës dhe si t’i trajtoni përmes mënyrave natyrale

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: D.Bardhi

kocke e daleGungat kockore tek këmbët përveçse nuk janë aspak estetike, ato tregojnë shumë edhe për shëndetin tuaj. Këto gunga mund të shfaqen si pasojë e një diete të varfër ushqyese, metabolizmi të dobët, infeksionet reumatike, veshja e këpucëve të papërshtatshme (si për shembull të ngushta dhe me numër të vogël).Gungat dalin përgjithësisht në pjesën e fundme të gishtit të madh dhe mund të kthehen në një “mankth” për çdo individ sepse bëhen të dhimbshme dhe nuk ju gjenden këpucët e përshtatshme. Ja një recetë natyrale që redukton këtë problem:

Receta 1: merrni disa gjethe dafine dhe valojini në 300 ml ujë. Hidheni lëngun në një kavanoz dhe lëreni të qëndrojë për një ditë. Në mëngjes, esëll pini një filxhan nga ky lëng dhe më pas pijeni në porcione të vogla gjatë gjithë ditës të gjithë lëngun. Çdo ditë përgatitni lëng të freskët. Përsëriteni trajtimin për 7 ditë rrjesht. Ky lëng do të lehtësoje dhimbjen që kshaktojnë këto gunga.

Receta 2: merrni 5 gjethe të mëdha dafine dhe grijini imët. Hidhini në një kavanoz dhe shtoni 100 ml alkool (96%). Lëreni masën e krijuar të qëndrojë për 2 ditë. Pas këtyre ditëve, lyejni gungat me ilaçin natyral të krijuar 3 herë në ditë, derisa ato të reduktohen./ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit