Ja çfarë i shkaktojnë trupit dhe trurit ushqimet e gatuara në mikrovalë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Mikrovala mund të jetë mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për ngrohjen e ushqimeve pas një dite të gjatë në punë, por ekspertët paralajmërojnë se këto ushqime të gatuara në mikrovalë mund të kenë pasoja të rënda në shëndet.mikrovale_ushqime

Prestigjiozja britanike “Daily Mail” ka kontaktuar disa ekspertë të ushqimit për të mësuar se çfarë i shkaktojnë saktësisht trupit ushqimet e gatuara në mikrovalë.

Eksperti Rick Hay shpjegon se nga kontejnerët plastikë që përdorim zakonisht për të ngrohur ushqimin në mikrovalë mund të çlirohen toksina kancerogjene.

Këto toksina kalojnë në ushqim dhe me anë të tij direkt në trup. Ata ushtrojnë forcë tek sistemi tretës dhe ai imunitar dhe mund të kenë pasoja të rënda tek fertiliteti, balancimi i hormoneve, tensioni i gjakut, shëndeti kardiovaskular, gjendja shpirtërore dhe dëshira për marrëdhënie seksuale.

Sa më shumë ta përdorni mikrovalën, aq më të ekspozuar jeni ndaj këtyre substancave kimike të dëmshme”.

Rick shpjegon gjithashtu se ka shumë mospërputhje idesh në lidhje me ndikimin që kanë në shëndet ushqimet  e gatuara në mikrovalë. Shumica, thotë ai, janë të shqetësuar për ekspozimin e vazhdueshëm ndaj rrezatimit të lëshuar nga mikrovala.

“Kjo mund të ketë efekte tek gjumi, përqendrimi dhe nivelet e energjisë”, shton ai.

Ekspertët rekomandojnë që t’i ngrohni ushqimet në mikrovalë me një enë xhami ose porcelani, për të shmangur toksinat kancergjene që lëshohen nga enët plastike.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit