Shefja e Kabinetit të UN Women: Shoqëria Civile, rol kyç në barazinë gjinore

un women1

Shefja e Kabinetit të UN Women, Khetsiwe Dlamini, gjatë vizitës së saj të parë në vend, e konsideroi Shqipërinë si një vend i shkëlqyer ku mund të mësohet shumë sa i përket nismave për fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore.

E shoqëruar nga drejtoresha rajonale e UN Women, Ingibjörg Gísladóttir, ajo u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, mes tyre edhe shoqatën “Together for Life”. Znj. Dlamini u fokusua në rolin kyç të organizatave të shoqërisë civile, si aleatët më të fortë të UN Women për të arritur deri tek vajza dhe gruaja e fundit.

Duke vlerësuar punën e bërë nga shoqëria civile, ajo e krahasoi rolin e shoqërisë civile për UN Women, si roli i mamisë në lindjen e fëmijës.

Znj. Dlamini, si dhe drejtoresha rajonale znj. Gísladóttir, u shprehën pozitive për punën e deritanishme të shoqërisë civile në drejtim të një shoqërie më të barabartë.

un women2un women

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara